Kastrioti marshon dhe tashme e sheh veten gjashtë pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Besëlidhja. Krutanët iu falën një goli të Markut në transfertë me Egnatian dhe morën pikët e plota, kurse lezhjanët mposhtën Korabin në Peshkopi.

Shkodranët Hajdari dhe Hepaj ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Elvis Plori, kurse për dibranët realizoi me penallti Xhebraimi. Ngjitet në vendin e tretë Erzeni, që bëri detyrën ndaj Veleçikut në shtëpi. Djidjiwa dhe Troplini i vendosën fatet e takimit që në pjesën e parë.

Fitore shumë e rëndësishme për Burrelin, që në shtëpi iu fal dy qendërmbrojtësve, Dedgjonaj dhe Beci. Eyoh realizoi golin e vetëm për Shkumbinin. Goli i mbrojtesit shkodran Dritmir Beci ne minutat e fundit padyshim qe ka rezultuar me shume vlere dhe per kete arsye tashme Burreli eshte ngjitur ne kuoten e 14 pikeve duke lene disa skuadra poshte vetes ne renditje.

Sot më në fund ka fituar edhe Dinamo, që mposhtu Tërbunin me rezultatin e pastër 2-0. Çeliku dhe Qoshku nderuan blutë e kryeqytetit. /abcnews/