
Kategoria e Parë, këtë javë do të zhvillohet në dy ditë. Takimet e Grupit A do të zhvillohen të gjitha, të shtunën në orën 14:00. Bie në sy transferuat e dy ekipeve rivale për kreun, Vllaznia që luan në kryeqytet me Vorën dhe Erzeni që do të luajë në transfertë me skuadrën e Shënkollit.
Në Grupin B, takimet luhen të shtunën dhe të dielën. Madje, ditën e diel, Bylisi pret Tomorin në Ballsh, ndërsa Besa luan një transfertën delikate, në “Roza Haxhiu” me Lushnjën, që po la pikë, rrezikon seriozisht pesëshen.
Javën e fundit, myzeqarët luajnë në Pogradec, ndaj edhe këtë fundjavë kanë një betejë që vlen sa një sezon, nga e cila duhet që të mos dalin pa pikë…!/Vipsport/
Kategoria e Parë
Java e 17-të
16.02.2019, ora 14:00
GRUPI A
Burreli-Veleçiku
Vora-Vllaznia
Korabi-Dinamo
Iliria-Besëlidhja
Shënkolli-Erzeni
GRUPI B
16.02.2019, ora 14:00
Turbina-Egnatia
Elbasani-Pogradeci
Apolonia-Oriku
17.02.2019, ora 14:00
Bylis-Tomori
Lushnja-Besa