Vllaznia ka mundur me shifrat 1-0 Tiranën në javën e 21-të të Kategorisë Superiore, duke rihapur luftën për titull në elitë. Pas sfidës ka folur edhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

“E kam thënë që do të jetë një ndeshje rivalesh, nuk e meritonim këtë rezultat për atë çfarë dhamë në fushë, dhe ekipi kundërshtar doli me fitore. Ndeshjet e tilla, një gol ndryshon rrjedhën e ngjarjes, ne u munduam të kthenim sfidën kemi djem të rinj që premtojnë nuk duhet të hedhim përgjegjësin ndaj atyre.

Patëm 2-3 raste para portës dhe mund ti zgjidhim më mirë në mbrojtje dhe në sulm, futa dhe Berishën dhe Nikqin kisha gjithë kontigjentin në fushë, edhe kundërshtari ka goxha cilësi, na vendosën në vështirësi, dhe Balaj uli topa të mirë, por ne nuk e merituam humbjen sot.

Për mua nuk ishte penallti, por gjithsecili e gjykon si të dojë dhe me atë situatë nuk di çfarë të them. Ne ishim të kujdesshëm pjesën e dytë dhe munduam të ndryshojmë, për efekt të golit po kërkonim të sulmonim, lojtarët mund të jenë më agresivë. Mos prishni ndeshje mes rivalëve të ketë raste pafund “, u shpreh Shehi në një prononcim për “Oversport”.