Kukësi pësoi një humbje të rëndë ndaj Tiranës në Kamzë, madje edhe presidenti i skuadrës Safet Gjici nuk e priste një disfatë në “shtëpi”. Në një prononcim që ka dhënë për “ReportTv”, presidenti i skuadrës së Kukësit, flet për ndeshjen e fundit, trajnerin Cungu, por edhe stadiumin.

“Ishte një hap shumë fals me Tiranën nuk e besonim kurrë që do humbnim. Njerëzit dhe gabojnë, edhe trajneri, por me një të gabuar nuk mund të themi se trajneri nuk e ka besimin tim. Të gjithë gojët e liga që thonë e hoqi sot e hoqi nesër! E kanë shumë gabim.”

Këshilla për Cungun
“Pres që trajneri të rri më afër ekipit dhe mos të shkojë çdo ditë në Shkodër. Mos të lëvizë çdo ditë vajtje ardhje, por të rri këtu në Tiranë. T’i përkushtohet ekipit se është një ngarkesë e madhe psikologjike që të shkosh çdo ditë në Shkodër.”

Stadiumi
Ndeshjet larg qytetit të Kukësit sipas Gjicit e kanë penalizuar skuadrën, ndërsa presidenti ndalet edhe njëherë te stadiumi i ri, ku shton se: “Po të kishim luajtur në Kukës, të jeni të bindur se sot do të ishim +10 pikë më shumë se Partizani.

Besoj se në 15-20 shkurt do të fillojë prishja e godinës së vjetër dhe më pas do nisë me shpejtësi ndërtimi i stadiumit të ri. Do jetë më të gjithë standartet europiane.”

Në fund, Safet Gjici thekson se zgjedhja e Dukës si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të ndikojë pozitivisht në futbollin shqiptar në të ardhmen./vipsport/