Sot kampionati i kategorisë së parë luan ndeshjet e javës së dytë. Kalendari i kësaj jave, rezervon përplasje interesante. Në fushëN asnjanëse të Vorës, Besa në cilësinë e skuadrës vendase, do të presë Lushnjen. Të dy skuadrat, dikur me emër në futbollin shqiptar, aktualisht mbyllin renditjen dhe do të kërkojnë t’ i rrembejnë pikë njëra – tjetrës. Ndeshja në fjale parashikohet të jetë e fortë ku rezultati do të jetë i vështirë për t’u parashikuar.

Në “Liri Ballbani” të Burrelit, vendasit do të presin Kastriotin, rivalin historik të matjanëve, sidomos para viteve 90. Formacioni i Bubeqit është në kërkim të fitores së parë, ndërsa miqve dhe një barazim do t’i bënte punë.

Flamurtari në Vlorë do të presë Bylisin e ardhur nga Superliga. Takimi në fjalë përvec rivalitetit, afrimet e bëra në merakatone verës e bën ndeshjen interesante. Ballshiotët udhëtojnë drejt Vlorës, pas fitores së arritur në fund të ndeshjes ndaj Burrelit, ndërsa vlonjatët pas barazimit ndaj Luzit, në fushën e ketij të fundit. Marrja e tre pikëvë mbetet objektivi primar për skuadrën e Çelës.

Një tjetër sfidë interesantë parashikohet të zhvillohet në Peshkopi. Korabi do të presë Apoloninë, që pas fitores në javën e parë në transfertën e Lushnjes, kryeson rënditjen. Ndërsa dibranët me barazimin e arritur një javë më parë në fushën e vështirë të Beratit, është në kërkim të marrjes së fitores së parë të kampionatit.

Ndërkohë Tomori pas hapit fals të bërë në javën e parë ndaj Korabit (1-1), kërkon të regjistrojë fitoren e parë para sportdashësve të tij. E vetmja ndeshje që do të luhet nesër do të jetë Elbasani – Vora. Ndeshja në fjalë do të luhet në orën 18:30. Ndeshja që do të zhvillohet nesër, është shtyrë për shkak të zhvillmit të ndeshjes të kampionatit të Superligës, Dinamo – Kukësi
Nderim GOCI


Java e dytë

SOT

Burreli – Kastrioti

Flamurtari – Bylis

Besa – Lushnja

Tomori – Luzi

Korabi – Apolonia

Ndeshjet luhen në orën 16:00

Nesër

Elbasani – Vora ( ora 18:30)