Kategoria e Parë rikthehet këtë fundjavë me sfida interesante në të dyja grupet. Ndeshjet luhen në dy ditë, të shtunën dhe të dielën sipas kalendarit të përcaktuar nga FSHF-ja. Në grupin A,  të pesta çiftet do të zhvillohen të shtunën, ndërsa në grupin b, takimet do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Bien në sy sfidat interesante të Grupit A, ku të katër pretendente, duke filluar që nga Vllaznia, Erzeni, Dinamo e Besëlidhja luajnë në transfertë delikate. Shkodranët janë të plotë dhe synojnë autokritikën pas humbjes që pësuan me Ilirinë në Fushë-krujë dy javë më parë.

Në Grupin B, të shtunën zhvillohen katër çifte, ndërsa të dielën është sfida mes Besës e Pogradecit në Kavajë. Në këtë grup, bie në sy takimi mes Bylisit e Egnatias që luajnë për vendin e dytë dhe të tretë, një sfidë që zhvillohet në “Adush Muça” të qytetit të Ballshit. Por me mjaft interes pritet që të jetë edhe ajo mes Lushnjës dhe Tomorit./Vipsport/

Java e 10-të

(24.11. 2018, ora 14:00)

GRUPI A

Korabi-Vllaznia

Iliria-Erzeni

Veleçiku-Dinamo

Vora-Shënkolli

Burreli-Besëlidhja

GRUPI B

Bylis-Egnatia

Apolonia-Turbina

Lushnja-Tomori

Elbasani-Oriku

Të dielën

Besa-Pogradeci