Dani Drinkuater nuk ka bërë asnjë paraqitje që prej marsit. Sarri ia ka bërë të qartë ish-futbollistit të Leisterit se nuk përshtatet për skemat e tij. 28-vjeçari përfiton 100 mijë euro në javë te blutë e Londrës, por duket se ai tashmë po pret janarit që të largohet.

Çelsi nuk e lejon të largohet falas dhe tratativat ose formula për largimin e tij pritet të jetë një ekuacion më vete. Drinkuater mbërriti në ekip në kohën e Antonio Kontes, por më pas ai pësoi një dëmtim që e mbajti disa javë larg fushave. Hapësirat për të duken të pamundura, sidomos me formën që po kalon Kante dhe Zhorzhinjo.