Gazetarja Laura Ratlixh në Amerikë, ka pasur një moment aspak të këndshëm pak ditë më parë, në ndeshjen e futbollit amerikan, mes Xhorxhias dhe Masaçusetsit.

Ajo po raportonte drejtpërdrejtë nga ndeshja, teksa një aksion i ndeshjes po luhej aty pranë, po sapo ajo u kthye me fytyrë nga kamera, lojtarët erdhën duke luftuar për topin pranë saj, saqë edhe e shtynë. Video është bërë virale me miliona klikime në rrjetet sociale, ndërsa vetë gazetarja Ratlixh e ka marrë me sportivitet këtë moment, dhe falënderoi pas incidentit të gjitha ata që iu gjendën mënjëherë pranë për ta ndihmuar.