...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKATEGORIA SUPERIORE/ Derbi merr vëmendjen totale, në fushë zbret edhe Kukësi. Ja...

KATEGORIA SUPERIORE/ Derbi merr vëmendjen totale, në fushë zbret edhe Kukësi. Ja sfidat e ditës së sotme

Sot, Kategoria Superiore do të zhvillojë dy ndeshje të tjera, të vlefshme për javën e tretë në edicionin e ri futbollistik 2022/2023.

Në orën 15:00, në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet derbi i qarkut të Durrësit, Erzeni i Shijakut ndaj Teutës.

Ekipi i drejtuar nga Xhevahir Kapllani vjen pas një starti surprizues me një fitore ndaj Vllaznisë dhe me një barazim javën e kaluar ndaj Kastriotit, ndërsa të besuarit e Renato Arapit vijnë në këtë derbi me një humbje javën e parë ndaj Laçit dhe me një barazim kundër Bylisit.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena”, dueli Kukësi-Kastrioti.

Të dyja ekipet vijnë me të njëjta rezultate teksa do të provojnë të marrin tre pikëshin e parë në këtë javë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.