Florent Hasani është një prej prurjeve të bujshme të Tiranës në merkaton e verës. Pritshmëritë janë të larta te ky sulmues se do të venis sadopak largimin e Taulant Seferit.

Tashmë e kemi të qartë se Hasani i jep nota më të bukura lojës në saj të aftësive të tij për të dribluar kundërshtarët. Por po kaq e vërtetë është edhe shpërdorimi i rasteve.

Në sezonet e mëparshme, Hasani ka shënuar mesatarisht 3 gola në gjithë kampionatin.

Mundësi të pastra që u shpërdoruan me Vllazninë dhe në Europë janë tregues i qartë se lojtari ka shumë punë për të bërë para portës kundërshtare.