Sot në orën 13:45 do të luhen dy sfidat e fundit të javës së 19-të në Kategorinë Superiore.
Në stadiumin e qytetit të Laçit do të zhvillohet supersfida Laçi-Vllaznia.
Skuadra kurbinase e Mirel Josës synon fitoren e tretë radhazi dhe me suksesin e sotëm do të merrte statusin si ekipi anti-Tirana në luftën për titullin kampion, ndërsa ekipi shkodran i Thomas Brdariç kërkon me çdo kusht tre pikët për të qenë aty në zonën Europiane.
Në po të njëjtën orar, në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet ndeshja Egnatia-Kukësi.
Ekipi rrogozhinas synon tri pikët për të dalë nga zona e ftohtë e tabelës së renditjes, ndërsa verilindorët e Diego Longos duan vetëm triumfin pas humbjes ndaj Tiranës javën që kaloi.