Ditën e sotme luhen dy ndeshje të Kategorisë Superiore. Kështu, Laçi do të presë në shtëpi Flamurtarin. Kurbinasit pas disfatës në javën e kaluar ndaj Partizanit, kanë detyrimin për të marrë tre pikët e plota në mënyrë që të vazhdojnë të jenë në garë për objektivin Europë.

Sakaq, nga krahu tjetër, Flamurtari tashmë është i rënë nga Kategoria Superiore dhe motivimi i kuqezinjve ka pësuar ndryshim. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Superiores, Vllaznia udhëton në Gjirokastër për t’u përballur me vendasit e Luftëtarit.

Shkodranët kanë pasur probleme në ndeshjet e fundit dhe trajneri Hysen Dedja ende nuk ia ka dalë të marrë fitoren e parë në krye të kuqebluve. Por, sot duke parë edhe kundërshtarin mund të jetë dita e duhur për të marrë tre pikët dhe për të luftuar deri në fund për të lënë larg zonën play-off. /VipSport/

Ndeshjet:

17:45 Laçi-Flamurtari

17:45 Luftëtari-Vllaznia