Sfida me e rendesishme e kampionatit kombetar te futbollit te femrave, ajo ne mes Apolonise dhe Vllaznise, luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin “Loni Papuçiu” te Fierit, eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0.

Nje rezultat i tille ka lene ne fuqi diferencen prej 5 pikesh ne favor te ekipit shkodran dhe per rrjedhoje kur kane mbetur edhe dy takime deri ne fund te kampionatit, ai nuk ka mundur dot ta festoje qe dje titullin kampion, por e ka shtyre festen per te merkuren pas ndeshjes me Kinostudion.

Pavaresisht se e kane dominuar takimin nga fillimi e deri ne fund, vajzat kuqeblu kete here nuk ia kane dale te shenojne dot, pavaresisht rasteve te krijuara. Doçi ne disa raste, Lufo, Gjini, Shega kane qene shume prane golit, madje Borci ka goditur edhe shtyllen ne nje rast, por nuk kane arritur ta dergojne topin dot ne rrjete.

Ne fund te takimit, futbollistet e Apolonise kane gezuar per minuta te tera si “te çmendura”, njelloj sikur te ishin shpallur ato kampione. Dhe ne fakt gezimi i tyre eshte i ligjshem sepse jane ekipi i dyte qe ndalin Vllaznine me nje barazim.

I pari ka qene Kinostudio shtate vjet me pare dhe qe prej asaj ndeshje, ekipi shkodran deri dje i ka patur te gjitha ndeshjet e tjera te fituara.
www.shkodrasport.com