Vllaznia në futboll për femra po shënon sukses pas sukses dhe tashmë ajo po shkon e sigurtë drejt titullit të gjashtë kampion rradhazi. Tre javë më parë siguroi fitoren e 100-të në kampionat ndërkohë që ndeshja e sotme ka qenë e veçantë për 4 futbolliste të këtij ekipi.

Bëhet fjalë për Esmeralda Franjen, Megi Doçin, Luçie Gjinin dhe Arlinda Grudën. Ato, sot ndaj Kinostudios kanë luajtur ndeshjen e tyre të 100-të me Vllazninë në kampionat dhe prandaj para ndeshjes kanë pozuar me fanellat me këtë numër të shkruar në to.

Një shifër kuptimplote për këto katër futbolliste të cilat janë të vetmet që e kanë nisur rrugëtimin e tyre para gjashtë vitesh me emrin Vllaznia dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre edhe sot e kësaj dite me shumë sukses.

Interesant është fakti se vërtetë dy prej tyre janë shkodrane, Franja e Gruda, por dy të tjerat vijnë nga Tirana e Durrësi por fare mirë tashmë mund t’i quajmë shkodrane sepse po bëjnë vite që jetojnë këtu. Të katër këto futbolliste janë pjesë e rëndësishme e ekipit të Vllaznisë dhe po e ndihmojnë atë që të arrijnë suksesin e rradhës.

Madje, tre prej tyre kanë shënuar sot (nuk e ka bërë këtë gjë vetëm Gjini) duke festuar kësisoj në mënyrën e duhur “shekullin” me fanellën kuqeblu të Vllaznisë.
© shkodrasport.com