Skuadra e Laçit vazhdon të shprehë simpatinë e saj për futbollistët shkodranë. Ajo ka patur në përbërje të saj Vucajn dhe Rexhën deri në dhjetor ndërkohë që tashmë pjesë e këtij ekipi është edhe Valdano Nimani. Por ditët e fundit, me këtë skuadër janë bashkuar në stërvitje edhe plot katër futbollistë të tjerë nga Shkodra. Bëhet fjalë për Orges Linin që ka qenë pjesë e Adës deri para pak kohësh, për Suad Kaloshin që në fazën e parë ka luajtur me ekipin e Trepçes në Kosovë, për Mirsad Sukajn që ka luajtur me Shkumbinin dhe Ergys Buliqin që është stërvitur me Vllazninë.

Të katër këta lojtarë janë në provë dhe do jetë trajneri Përparim Daiu ai që do vendosë për fatin e tyre. “Kolonia” e shkodranëve tek ky ekip në këtë mënyrë në ditët e ardhshme duket se do shtohet edhe më tepër. Ata e kanë justifikuar gjithnjë me praninë e tyre tek Laçi prandaj dhe drejtuesit e këtij klubi herëpashere i hedhin sytë nga Shkodra për të plotësuar rradhët e tyre.

www.shkodrasport.com