Në stërvitjen e sotme të Vllaznisë priten të jenë edhe dy futbollistë malazezë. I pari është Nenad Brnoviç, mesfushori që është shumë pranë firmës me kuqeblutë (ka mbetur vetëm hedhja e firmës sepse gjithçka ka përfunduar), ndërsa I dyti është sulmuesi Ivan Jabllan. Ai është një sulmues me shumë përvojë, 32 vjeç dhe ka luajtur së fundi me skuadrën Llovçen të Cetinjës.

Ardhja e tij nuk do jetë thjesht për provë sepse një sulmues I tillë që njihet si gjahtar golash në Malin e Zi, natyrisht që nuk ka nevojë të testohet por do shihet mundësia e bisedimeve me stafin e Vllaznisë për të gjetur gjuhën e përbashkët për firmosjen e një kontrate të re. Vllaznia ka nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër për sulmues në këtë periudhë dhe me shumë mundësi Jabllan mund të jetë pjesë e saj në të ardhmen.
www.shkodrasport.com