HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKatër futbollistë të Vllaznisë rrezikojnë sfidën e ardhshme ndaj Teutës

Katër futbollistë të Vllaznisë rrezikojnë sfidën e ardhshme ndaj Teutës

Vllaznia do të luajë ditën e sotme sfidën me Laçin. Kuqeblutë nuk kanë mungesa në këtë sfidë, pëveç kapitenit Erdenis Gurishta që po riaftësohet pas dëmtimit dhe Diagne që është me katër kartonë.

Për sfidën e rradhës, Krymi, Latifi, Gjurgjeviç dhe Bulatoviç rrezikojnë për kartonë dhe mund të mos jenë në sfidën me Teutën.

Ata duhet të jenë tepër të kujdesshëm gjatë ndeshjes, në mënyrë që të mos humbasin takimin e javës së ardhshme ndaj durrsakëve në transfertë.

Në fakt, Vllaznia ka qenë shumë e penalizuar nga gjykimi këtë sezon, qoftë me gola, qoftë me penallti apo edhe në rastin konkret të kartonëve të verdhë apo të kuq.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments