Diten e djeshme ne Kamez eshte zhvilluar grumbullimi i rradhes i kombetares U19 i cili ka konsistuar ne seleksionimin e futbollisteve te datelindjes 2004.

Perpos 4 futbollisteve nga Akademia Vllaznia, pjese e ketij grumbullimi kane qene edhe tre pjestare te KF Shkodra. Bëhet fjalë për Augen Hasani, Alsi Gjelaj dhe Resli Zaganjori, futbollistë këto të datëlindjes 2004, të cilët gjatë ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar kanë bërë një figurë shumë të mirë sportive.

Prania e kësaj përfaqësie nga KF Shkodra në grumbullimin seleksionues të kombëtares kuqezi U-19 është tregues i punës së mirë që bëhet aktualisht në ekipet e moshave të këtij klubi.

KF Shkodra merr pjese me te dy ekipet, si ate U17 ashtu edhe me ate U19 ne Kategorine Superiore dhe si rrjedhoje futbollistet e saj kane spikatur me paraqitjet e tyre, duke fituar tashme te drejten per te qene edhe pjese e seleksionimeve te ekipeve kombetare.