Totenhemi dhe Milani pritet të dhurojnë një duel shumë rivalizues sot në Ligën e Kampioneve, me të dy skuadrat të cilat kanë si objektiv kalimin e turit në këtë aktivitet.

Kuqezinjtë janë të avantazhuar nga fitorja 1-0 në ndeshjen e parë në Milano, por skuadra e drejtuar nga Antoniio Konte gjithmonë paraqitet më agresive në fushën e saj.

Trajneri italian i londinezëve ka hedhur nga minuta e parë në sulm Kejn dhe Son, por jo Riçarlison, duke mbajtur brazilianin në stol në fillimin e sfidës.

Nga ana tjetër, Pioli rigjen Zhiru dhe Brahim Diaz, të cilët kishin kaluar probleme fizike, por e nisin sot nga minuta e parë ndeshjen.

KOMENTI LIVE:

Trafik i rënduar, ndeshja shtyhet me 10 minuta

Ndeshja e Champions League mes Totenehmit dhe Milanit është shtyrë me 10 minuta, ashtu sikurse ndodhi dhe me përballjen e djeshme, Çelsi-Dortmund.

Shkak i këtij vendimi sipas raportimeve nga mediet britanike është bërë trafiku i rënduar në Londër që ka vonuar arritjen e skuadrave në stadium.

Skuadra ka mbërritur në stadium me 10 minuta vonesë dhe për këtë arsye u vendos që edhe takimi të nisë me 10 minuta vonesë.