HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKatër futbollistë të Vllaznisë titullarë me kombëtaren U20, shënon Isufi

Katër futbollistë të Vllaznisë titullarë me kombëtaren U20, shënon Isufi

Që prej ditës së djeshme kombëtaret U19 dhe U20 janë grumbulluar në Durrës dhe pasditen e sotme kanë zhvilluar një ndeshje miqësore përballë njëra- tjetrës. Ndeshje kjo që është fituar nga kombëtarja U20 ne rezultatin 3-2.

Në formacionin e saj nga minuta e parë e kanë nisur ndeshjen si titullar plot 4 futbollistë të Vllaznisë. Bëhet fjalë për portierin Kristi Qarri, mbrojtësit Enes Isufi e Elmir Lekaj si dhe sulmuesin Mehdi Çoba. Madje, një shkodran ka mbajtur edhe shiritin e kapiteni, Isufi.

Po ky lojtar ka qenë protagonist edhe me golin e shënuar në pjesën e parë. Në fakt, ndeshja ka nisur më mirë për kombëtaren U19 që ka shënuar dy gola njëri pas tjetrit.

Më pas, pas një goditje këndi, Isufi ka kërcyer saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë dhe ka ngushtuar shifrat.

Në pjesën e dytë ndërkohë 20 vjeçarët kanë shënuar edhe dy gola të tjerë duke e fituar kësisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Në këtë pjesë është aktivizuar edhe mesfushori Eraldo Deda me këtë ekip, ndërkohë që me atë të 19 vjeçarëve është aktivizuar mesfushori tjetër i Vllaznisë Klevis Bebeziqi./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments