Ndonese luajten ne stadiumin e sapoinaguruar te Partizanit, futbollistet e Orikut nuk jane “trembur” dhe kane luajtur si te barabarte me te kuqte dhe per rrjedhoje ne fund te 90 minutave te ndeshjes se pare te turit te pare te Kupes se Shqiperise, kane marre nje barazim 0-0.

Nje rezultat disi i papritur per te gjithe, megjithate futbollistet e Orikut kane treguar nje nivel shume te pelqyeshem dhe per kete arsye rivalizuan si te barabarte me te kuqte dhe si rrjedhoje gjithçka eshte lene e hapur per sfiden e kthimit qe do te luhet me 12 tetor ne Orikum.

Ne kete ndeshje, per te ndalur Partizanin kane kontribuar edhe 4 futbollistet shkodrane qe luajne ne rradhet e skuadres se Orikut. Behet fjale per Eraldo Deden i cili luajti 90 minuta ne kete ndeshje. Por nderkohe kane kontribuar edhe mbrojtesi Olsi Shema qe u aktivizua ne fillimin e pjeses se dyte ne vend te Kasajt.

Po ashtu, ne minyten e 46-te ka hyre ne fushe edhe mesfushori shkodran Roland Shkreli qe zuri vendin e Moqit. Pak minuta me vone, ka hyre ne fushe edhe shkodrani tjeter, mbrojtesi Kabir Tahiraga i cili eshte aktivizuar ne minuten e 68-te.

Ne kete menyre, kater shkodranet e Orikut po e thone ashtu si duhet fjalen e tyre tek kjo skuader dhe me siguri qe kane ende dhe shume per te dhene gjate ketij sezoni, pse jo perpos kampionatit per te synuar edhe eliminimin e Partizanit ne sfiden e kthimit te kupes/SHKODRA-SPORT.COM/