Kombëtarja U-21 e Shqipërisë prej ditës së djeshme është grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës që do të zhvillojë ndaj Sllovakisë.

Në rradhët e saj këtë herë janë katër futbollistë shkodranë. Dy prej tyre aktualisht janë pjesë e Vllaznisë, portieri Alen Sherri dhe Ardit Krymi.

Dy të tjerët luajnë me ekipe të tjera të Superligës, Esin Hakaj me Teutën dhe Abdurrahman Fangaj me Laçin.

Forma e të katër këtyre lojtarëve është shumë e mirë dhe jo më kot duke qenë protagonistë për ekipet e tyre, janë ftuar edhe nga trajneri Alban Bushi në këtë kombëtare.

Duke parë këtë foto, shumëkush shpreh keqardhjen pse dy futbollistët e tjerë, Hakaj e Fangaj nuk janë sot pjesë e Vllaznisë por ky është realiteti tashmë.

E rëndësishme është që karriera e tyre po ecën mirë.
© shkodrasport.com