Erald Çinari e ka nisur ne menyren e duhur karrieren e tij me Shkendine e Tetoves teksa ka shenuar qe ne ndeshjen e pare, nje gol qe i dha fitoren kesaj skuadre dhe per me teper ka qene nje gol qe vete sulmuesi shkodran ia ka dedikuar te atit qe ka nderruar jete nje vit me pare.

Ai ka dhene nje interviste sot per “Sport News” teksa normalisht eshte pyetur edhe per ofertat qe ka patur nga skuadrat e kampionatit shqiptar, ku me se shumti u paten permendur ato te Vllaznise dhe Partizanit.

Çinari megjithate eshte ngacmuar nga drejtuesja e emisionit per deklaraten e drejtorit te Partizanit Elton Marini i cili u pat shprehur se nuk emri juaj nuk ka qene asnjehere ne tavolin e punes te drejtuesve te ketij klubi.

Nje gje e tille sigurisht qe nuk i ka pelqyer lojtarit dhe si rrjedhoje ai eshte pergjigjur: “Te them te drejten edhe une u pata çuditur kur e degjova nje deklarate te tille. Por gjithsesi Çinari i ka lene aq vend vetit qe kur te bisedoje me ekipet qe e kerkojne, te ulet ne bisedime me drejtuesit me te larte, me pjesen me te larte te klubeve dhe jo me pjesen tjeter. Dua te them se une kam qene ne tavolinen e Partizanit, por kam qene tek tavolina kryesore”.

I pyetur ne lidhje me kampionatin shqiptar, ai eshte shprehur: “E kam ndjekur shume ate, por kryesisht Partizanin dhe Vllaznine dhe normalisht diferencat nuk jane te medha. Sa i takon derbit, jam i bindur se ate e fiton Partizani dhe ate ndeshje do ta vendose Telushi”.

Nderkohe ne lidhje me pyetjen se cila skuader deshiron te fitoje titullin kampion, sulmuesi shkodran eshte pergjigjur: “Nje pyetje me spec. Te Vllaznia une e kam nisur karrieren dhe kam hedhur hapat e pare ndersa te Partizani jam formuar si futbollist. Ai ekip qe do te gaboje me pak, do shpallet kampion.

Une i ndoqa keto dy ekipe edhe ne ndeshjen e kupes dy dite me pare. Vllaznia gaboi me pak, shfrytezoi edhe gabimet e Partizanit dhe arriti ta fitoje ndeshjen. Vllaznia deshiron me shume titullin sepse ka shume vite qe e fiton. Ajo nuk eshte se nuk ka lojtare cilesore, por ka presion te madh psikologjik.

Dhe kur diçka deshiron ta marresh me çdo kusht dhe pikerisht kjo gje, ka bere qe skuadra te mos jape me te miren ne fushen e lojes. Nese luajne te qete, mund te jene edhe me afer titullit kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/