Herri Kejn duket shumë i vendosur për të ardhmen e tij, teksa nga sezoni i ardhshëm kërkon të përjetojë një aventurë të re. Sulmuesi së fundmi ka folur me presidentin dhe e ka njoftuar për dëshirën e tij, ndërkohë që shprehet se ai kërkon të luajë në ndeshje të mëdha dhe të provojë të jetë në nivelin e Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.
“Unë nuk kam frikë të them se dua të jem më i miri. Nuk kam frikë të them se dua të provoj të jem në nivelin e Mesit dhe Ronaldos. Ky është qëllimi im.
Dua të fitoj trofe në çdo sezon, të shënoj 50, 60, 70 gola. Ky është standarti që dua t’i vendos vetes. Dua të luaj në ndeshje të mëdha, të përjetoj momente të mëdha.
Këtë sezon po e shoh si spektator Champions League, ekipet angleze po bëjnë shumë mirë. Dhe, këto janë ndeshjet ku unë dua të jem i përfshirë.
Lojtarët nuk e mendojnë shumë atë që mendon presidenti. Ai mbase do të më shesë mua. Mbase mendon se nëse merr një ofertë prej 100 milionë paund, pse mos më shesë. Por, unë nuk do të vlej aq pas dy apo tri viteve”, u shpreh Kejn. /VipSport/