ep Guardiola është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2023 nga FIFA. Një sukses mëse i merituar, pasi askush nuk bëri si ai. Çmimi u dha në Londër, ku FIFA vendosi për zhvillimin e ceremonisë.

“Dua ta ndaj këtë trofe me Inzaghin dhe Spalletin”, u shpreh fillimisht Guardiola. Të dy trajnerët e përmendur spikatën respektivisht me Interin dhe Napolin në vitin 2023. Më pas ai falenderoi dhe të tjerët që kanë ndihmuar në rrugëtimin e tij.

Kujtojmë se Guardiola i fitoi të gjitha me Manchester Cityn në vitin 2023 duke kompletuar dhe tripletën e famshme të trofeve. Guardiola ia doli me të tijtë që të sjelli në klub Champions League e parë.