Klubi “Taraboshi” Shkodër ka organizuar edhe këtë vit Marshimin e Përvitshëm. Ai e ka zanafillën e vet rreth 13 vjet më parë në filim muajit janarit 2010, atëhërë kur Kastriot Faci organizoi për herë të parë një marshim në malin e Taraboshit me pjesëmarrjen e 50 fëmijëve dhe të rinjve nga qyteti i Shkodrës dhe Komuna Ana e Malit. Të gjithë ata ishin pjesë e ekipeve të futbollit për vajza dhe djem të ngritura në bashkëpunim me kolegë të tjerë dhe të mbështetura nga organizata The Door.
Me kalimin e viteve marshimi u kthye në traditë dhe realizimi i tij ishte çdo javë të parë ose të dytë të rifillim vitit të ri. Kjo ngjarje vazhdon akoma dhe tani, tashmë organizimi është më i zgjeruar dhe ka kaluar hapësirat gjeografike te Shkodrës, përsa i përket pjesëmarrjesve në këtë ngjarje.
Në vitin 2017 Kastrioti sëbashku me nje grup miqsh themeluan Klubin “Taraboshi Shkodër”. Klubi është një bashkim vullnetar dhe qëllimi i tij, motoja e tij është të jetojme miqësisht me natyrën, promovojmë vendin tonë, malin e Taraboshit dhe të argëtohemi në miqësi të shëndetëshme me njëri-tjetrin.
Këtë vit me datat 13-14 Janar u realizua edicioni i 13-të i Marshimit të Përvitshëm. Një darkë festive priti të gjithë pjesëmarrësit e shumtë në “ Restorantin “Osmanaga”. Mysafirët e rastit nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga Shkodra u mikpritën nga anëtarët e Klubit Taraboshi Shkodër. Muzika popullore Shkodrane dhe ajo e mbarë trevave Shqipatare u interpretua shumë këndeshëm nga këngëtja Orjeta Kelaj me shoqërimin e maestro Ilir Zoga.
Kënga “Gryka e Kaçanikut” një këngë e kompozuar nga dy Shkodranë, i madhi Pjeter Gaci dhe Paulin Shtjefni me rastin e koncertit të Ansamblit Kombëtar në Kaçanik në vitet 1980 u këndua në mbyllje të festës nga të gjithë të pranishmit. Çmimin e lotarisë për albumin fotografik “Homeland II” me autor Fation Plaku, fotograf i aventurës e fitoi Islam Lama.
Organizatorët drejtuan falenderime speciale për guidat udheheqëse: Lodovik Zefi,Gjon Gjeka, Alket Camaj, Arian Ibershimi dhe arkeologun Helidon Sokoli. U ndanë dhe çërtifikatat e mirënjohje për disa nga më aktivistet e klubit si dhe për klubet e tjera pjesëmarrëse nga larg si:
SHBA Prishtina, Kosovë
SHBA Kaçaniku, Kosovë
HAC Angros (Viti), Kosovë
Gryka e Dervenit, Maqedonia e Veriut
SHBA Pashtriku Gjakova, Kosovë
Të nesërmen me datë 14 Janar 2024 takimi dhe nisja u realizua nga fshati Guri i Zi në orën 08:20. Ecja në një nga kreshtat me panaramën ndër më të bukura në Qarkun e Shkodrës përfundoi në Ganjollë. Shtegu është me gjatësi rreth 9 Km dhe me mundësi vëzhgimi 360 gradë sidomos nga Maja e Shllimit. Prej aty shikimi të shkon larg dhe vëzhgon Malet e Cukalit, Maranaj, Rumija, Taraboshi, Shita e Hajmelit, dy Majat e Velës, Liqenin e Shkodrës, Liqenin e Vaut të Dejës dhe Detin Adriatik si dhe fushat e Zadrimës dhe Mbishkodrës dhe lumejt Drini dhe Buna./SHKODRA-SPORT.COM/