Vllaznia e femrave nuk eshte ndalur ne pretendimet e saj per te ndertuar nje ekip cilesor me te cilin do te mundohet te beje nje paraqitje sa me te mire ne Ligen e Kampioneve te Europes.

Ne pritje te hedhjes se shortit, qe do te realizohet te enjten ne Nion te Zvicres, drejtuesit e ekipit kane vijuar punen per ta bere gati skuadren per keto ndeshje.

Si rrjedhoje presidenti Matija ka bere te mundur perforcimin e ekipit me te tjera lojtare cilesore dhe perforcimet ne fakt kane nisur qe prej portes.

Ashtu si dhe sezonin e kaluar, edhe kete here “gardianen” ekipi shkodran e ka zgjedhur nga Amerika. Stafi teknik ka perzgjedhur Kelly Lyn O’Brien per te mbrojtur porten e tyre.

24 vjeçarja ka luajtur sezonin e kaluar ne kampionatin hungarez me ekipin Diosgyor nderkohe qe tashme vjen te Vllaznia per te treguar vlerat e saj me te mira duke nisur qe nga ndeshjet e Liges se Kampioneve.

Siç dihet sivjet ka ndryshuar formati i ketij kompeticioni dhe nuk do te kete me ndarje te ekipeve ne grupe, por do te kete nje ndeshje direkte dhe fituesi kalon direkt ne turin e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/