Sherri i ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lezhës ku janë përfshirë dy të rinj si dhe dy lojtarë të skuadrës së Besëlidhjes duket se ka dashur ndërhyrjen e forcave të rendit.

Nga sa bëhet e ditur, janë shoqëruar në komisariatin e qytetit dy lojtarët nga Guinea si dhe dy të rinjtë.

Nga sa kemi mësuar, lojtarët lezhjanë dhe dy të rinjtë kanë qenë në restorant, ndërkohë mësohet se ndaj tyre ka pasur edhe fyerje raciste.

Më pas, situata ka degjeneruar edhe në sherrin me shkopinj, ndërsa në policinë e Lezhës ku edhe ndodhen të shoqëruarit situata po sqarohet./vipsport/