Një javë më parë, në Kategorinë e Parë është luajtur ndeshja mes Besës dhe Egnatias në Kavajë. Rezultati ka përfunduar 3-2 për verdhezinjtë, por takimi ka shkuar në atë llojë mënyre që në fakt për të gjithë futbolldashësit ishte një shfaqje e shëmtuar.

0-2 është mbyllur pjesa e parë për miqtë, ndërsa në të dytën Egnatia ka hapur portën dhe Besa për pak minuta e ka kthyer rezultatin në favor të vetë.

Gjithsesi, sikurse raporton “RTSH Sport” Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur hetimet në lidhje me këtë 90 minutësh, por deri më tani ende nuk ka detaje ose informacione të tjera.

Tashme duhet te presim se çfare do te ndodhe ne perfundim te ketyre hetimeve por ne fakt veshtire se edhe kete here keto hetime te nxjerrin ndonje perfundim konkrekt./newsport/