Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Kemi nevojë për sulmues cilesorë', Josa pas fitores ndaj Bylisit: E dija...

‘Kemi nevojë për sulmues cilesorë’, Josa pas fitores ndaj Bylisit: E dija se do ta kishim të vështirë

Vllaznia i ka marrë një fitore Bylisit, nga ato që janë jo pak të hidhura.

Shkodranët ishin cinik duke fituar me shifrat 2-1 falë golave të Markut dhe Jonuzit. Damcevski do të shkurtonte diferencat në të 82, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të dilte me pikë.

Perla e Jonuzit do t’i godiste ballshiotët në momentin e tyre më të mirë ku kërkohej barazimi, teksa e ngritën jo pak nivelin në pjesën e dytë.

“Ia kisha thënë djemëve gjatë gjithë këtyre ditëve që do ta kishim të vështirë me Bylisin. Sot e menaxhuam deri diku ndeshjen se arritëm të shënonim golin e dytë.

Por pastaj nuk shkoi mirë, e pësuam golin dhe u vendosëm në presion në ato 5 minutat e fundit.

Boshnjaku ndjeu shqetësim në Laç kur u aktivizua pak, prandaj është më mirë që të mos aktivizohet.

Ne kemi nevojë për sulmues më cilësor ose që të ndërtojnë më tepër. Kaina, në 3-4 raste kur kishte topin në zotërim, duhej të shërbënte më mirë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments