Mrekulli kuqezi! Kombetarja shqiptare ka siguruar sonte edhe zyrtarisht kualfikimin e saj per ne Kampionatin Europian qe do te zhvillohet vitin e ardhshem ne Gjermani. Skuadres tone i ka mjaftuar barazimi 1-1 ne kete ndeshje per te arritur objektivin e saj.
Goli i Sokol Cikalleshit ne minuten e 25-te me 11-metersh ka kaluar ne avantazh Shqiperine, por ne minuten e 87-te Baboglo ka arritur te barazoje vendasit.
Me barazimin e sotem Shqiperia ngjitet ne kuoten e 146 pikeve dhe kur ka mbetur edhe nje ndeshje deri ne fundin e eliminatoreve me siguri qe do ta mbaje vendin e pare ne renditje, çka do ta ndihmoje pastaj ate per shortin e Europianit.
E rendesishme mbi te gjitha eshte qe Shqiperia pas vitit 2016 siguron per here te dyte kualifikimin per ne nje eveniment kaq te rendesishem siç eshte Kampionati Europian dhe me siguri qe vitin e ardhshem do te tentoje te beje me shume dhe jo thjesht te kenaqet vetem me pjesmarrjen./SHKODRA-SPORT.COM/