Trajneri shkodran Elvin Beqiri pak dite me pare u nda nga Terbuni, skuadra te cilen drejtoi ne sezonin e fundit. Ne fakt ne Puke kane dashur te vazhdojne t’ia besojne serish drejtimin e saj edhe per sezonin e ardhshem por nuk ka ndodhur keshtu.
Nderkohe ne Shkoder, pas largimit te drejtorit sportiv Matko Djarmati nga Vllaznia, ka patur prej atyre qe hodhen idene se vendin e tij duhej ta merrte pikerisht ish- futbollisti i kesaj skuadre Beqiri.
Por ne fakt, planet e tij ka qene krejtesisht te tjera. “Shkodra Sport” meson se ish- mbrojtesi i kombetares prej pak ditesh ka braktisur Shqiperine duke u sistemuar ne nje vend tjeter, pikerisht ne Kanada.
Elvin Beqiri pritet te nise nje jete te re ne kete vend, teksa behet e ditur se ka rene dakord per te nenshkruar kontrate me nje Akademi te ketij vendi ku dhe do te vazhdoje te punoje.
Nje gje e tille kuptohet qe eshte ne te mire te vete atij dhe familjes se tij, por nga ana tjeter sepse Shkodres dhe Shqiperise i largohet nje tjeter personalitet i futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/