Kastrioti pret nesër Laçin teksa trajneri Ramadan Ndreu për mediat theksoi se ekipi nuk duhet të dalë pa pikë, edhe pse do të luajnë për maksimumin duke qenë se krutanët kanë nevojë të madhe për pikë. Nga ana tjetër, Ndreu u shpreh se sulmuesi Devid me 70% nesër do të jetë në fushë pas dëmtimit që e ka lënë jashtë fushave për disa kohë.

“Do të them që ne do të fukosohemi shumë te ndeshjet me skuadrat rivale që kemi për mbijetesën, kurse me skuadra që pretendojnë zonën UEFA apo titullin kampion është shumë e vështirë t’iu marrësh pikë. E kemi deklaruar shpeshherë se këtë nivel kemi, mundohemi dhe japim maksimumin me skuadrat e forta, por niveli dhe përkushtimi i atyre skuadrave është shumë më i madh se i joni.

Kemi pesë-gjashtë ndeshje që kemi marrë shumë pak pikë, por edhe skuadrat e tjera në këtë nivel janë, thjesht mund t’i marrin pikët me njëra-tjetrën dhe skuadrat që janë në krye i kanë marrë të gjitha pikët. Prandaj, është edhe ky klasifikim”.

Sfida me Laçin- “Është një ndeshje ku do japim maksimumin, do jemi shumë të kujdesshëm dhe shpresoj që meqë luajmë në fushën tonë, fusha është shumë e mirë, shpresoj që të kërkojmë tre pikët, por nuk duhet të dalim pa pikë”.

Gjendja e Devid- “Kemi bërë një konsultë me stafin mjekësor dhe përqindja është 70%/30% që të jetë në fushë, ndoshta jo nga minuta e parë. 30% është dilemma që mjekësia ka, do ta shohim sot dhe nesër. Nëse do jetë në fushë do jetë një armë shumë e madhe për ne, se është pikë referimi për ne në sulm.

Por, edhe nëse nuk do jetë do bëjmë maksimumin duke aktivizuar Dacin që është një lojtar i ri dhe i fortë. E mira është të kemi Da Silvën, shpresojmë dhe presim”, u shpreh Ndreu. /VipSport/