Shorti i turit të parë të Ligës së Konferencës pritet me interes të madh nga skuadrat shqiptare, teksa koefi cientët e UEFA-s japin një panoramë më të qartë për pozicionimin e ekipeve tona në vazo dhe kundërshtarët e mundshëm që mund të sjellë shorti europian.
Në këtë fazë, Vllaznia do të kishte statusin e një skuadre favorite, falë koefi cientit relativisht të lartë në krahasim me rivalët potencialë. Shkodranët, që kanë një histori të gjatë në kupat e Europës, do të ishin mes ekipeve më të favorizuara në short, çka mund t’u japë mundësinë të shmangin disa kundërshtarë më të fortë që në raundin e parë.
SHORTI – Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, nëse nuk arrijnë të shpallen sërish kampionë dhe kalojnë në Ligën e Konferencës, futen në short me koefi cient 4.500. Një shifër që i mban larg disa skuadrave më të forta në letër, por që gjithsesi nuk garanton një short të lehtë, pasi në këtë fazë nuk mungojnë ekipet me eksperiencë europiane dhe traditë në kompeticionet ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Vllaznia, gjithmonë nëse siguron pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, paraqitet me koefi cient 6.500, duke qenë në një pozicion edhe më komod në raport me rivalët e mundshëm dhe mes skuadrave të forta të këtij turi.
Ky koeficient mund të rezultojë shumë i rëndësishëm për ecurinë e skuadrës në Europë, pasi shorti i favorshëm shpesh ka qenë vendimtar për kalimin e tureve të para. Ndërkohë, ekipet shqiptare mund të përballen me emra të njohur të futbollit rajonal dhe europian, ku spikasin FK Astana, RFS Riga, Shkëndija Tetovë apo Ballkani, skuadra që konsiderohen mes favoriteve të këtij raundi dhe që kanë krijuar tashmë eksperiencë të konsiderueshme në arenën europiane. Edhe Dinamo do të jetë pjesë e shortit me koefi cient 2.500, duke qenë mes skuadrave të dobëta në letër.
Megjithatë, blutë mund të shpresojnë te një short i pranueshëm, pasi në këtë fazë ka edhe ekipe me koefi cientë të ngjashëm apo me më pak eksperiencë ndërkombëtare. Elbasani, nëse arrin të sigurojë kualifi kimin në Ligën e Konferencës, do të marrë pjesë me koefi cient 1.625 dhe do të pozicionohej në vazon e skuadrave të dobëta. Për verdheblutë, debutimi në Europë do të ishte një arritje e rëndësishme, pavarësisht vështirësive që mund të sjellë shorti.
Për futbollin shqiptar, pjesëmarrja e disa skuadrave në kupat e Europës mbetet një mundësi e mirë jo vetëm për aspektin sportiv, por edhe për rritjen e koefi cientit të Shqipërisë në UEFA. Çdo fi tore apo kualifi – kim i skuadrave tona ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e renditjes së kampionatit shqiptar dhe në mundësitë për të pasur pozicione më të favorshme në sezonet e ardhshme europiane.
LIGA E KAMPIONEVE – Edhe në UEFA Champions League situata për skuadrat shqiptare pritet të jetë mjaft interesante. Shorti i turit të parë kualifi kues do të përcaktojë rrugën europiane të kampionit të Shqipërisë, teksa koefi cientët e UEFA-s tregojnë qartë se ekipet shqiptare do ta kenë të vështirë përballjen me emra të konsoliduar të futbollit europian.
Në këtë fazë marrin pjesë 28 skuadra, të ndara në dy vazo, me ekipet favorite që kanë koefi cientët më të lartë. Mes skuadrave të forta spikasin Shamrok Rovers me koefi cient 19.375, KuPS me 14.000, FC Drita me 13.625 apo Borac Banja Luka me 13.125. Në vazon tjetër ndodhen skuadra me koefi cient më të ulët, ku pjesë mund të jetë edhe kampioni i Shqipërisë. Aktualisht, kampioni shqiptar fi guron me koefi cient që varion nga 1.625 deri në 6.500, në varësi të skuadrës që shpallet kampione në fund të sezonit.
TRIADA – Nëse titullin e fi ton Egnatia, atëherë rrogozhinasit do të paraqiteshin me koefi cient 4.500, duke qenë mes skuadrave të dobëta dhe me rrezik për të përballur kundërshtarë shumë më të fortë në letër. Ndërkohë, nëse kampione shpallet Vllaznia, atëherë shkodranët do të futeshin me koefi cient 6.500, duke pasur një pozicion disi më të favorshëm dhe më shumë shanse për të shmangur rivalët më të fortë. Në rast se kampionati fitohet nga Elbasani apo një skuadër tjetër me koefi cient minimal, atëherë kampioni shqiptar do të ishte ndër ekipet me koefi cientin më të ulët të turit, duke e bërë shortin shumë më të vështirë.

Mes rivalëve të mundshëm bien në sy skuadra me eksperiencë si Universitatea Kraiova, Kairat Almati, KI Klaksvik apo The Nju Saints, ekipe që vitet e fundit kanë krijuar stabilitet në arenën europiane. Megjithatë, pjesëmarrja në Champions League mbetet një avantazh i madh për kampionin shqiptar, jo vetëm për prestigjin sportiv, por edhe për aspektin fi nanciar. Vetëm kalimi i një turi do të sillte të ardhura të rëndësishme dhe do të rriste ndjeshëm koefi cientin e klubit dhe të futbollit shqiptar në UEFA.(panorama-sport)


