UEFA nuk ka ndërmend të ndryshojë stadium dhe finalja do të luhet në “Wembley” të Anglisë.

Kryeministri i Italisë Mario Dragi, ditën e djeshme u shpreh se është dakord që finalja të luhet në “Olimpico” të Romës, duke parë numrin e lartë të infektimeve me Koronavirus në Britaninë e Madhe.

“Finalja në Roma? Përgjigjja ime është po. Jam i mendimit që finalja të mos luhet në një vend ku numri i infektimeve po rritet me shpejtësi”, tha Dragi.

Megjithatë ka qenë vetë UEFA që ka njoftuar se nuk ka ndërmend ta ndryshojë stadiumin dhe finalja e Europianit, ashtu si edhe gjysmëfinalet do të luhen në “Wembley”.