Drejtuesit e Vllaznisë janë në kërkim të lojtarëve cilësorë për të forcuar ekipin. Një prej tyre është edhe mesfushori Bruno Telushi.

Drejtuesit teknikë të klubit kanë diskutuar me vlonjatin për ta bërë pjesë të kuqebluve.

Pas rinovimit me Jonuzin, afrim i Telushit do ta rriste edhe më shumë cilësinë në mesfushën shkodrane.

Mirëpo, dje në mbrëmje palët u takuan sërish dhe nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët. “Panorama Sport” mëson se kërkesat e vlonjatit kanë qenë më të larta nga sa mendonin drejtuesit kuqeblu. Transferimi në Shkodër nuk do të kryhet.