HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKërkojnë me çdo kusht fitoren, Dinamo nxjerr në shitje biletat për ndeshjen...

Kërkojnë me çdo kusht fitoren, Dinamo nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Vllaznisë

Dinamo do të luajë nesër sfidën e javës së 13-të të Superligës ndaj Vllaznisë. Takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 19:45. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Dinamo ka bërë me dije se ka nxjerr në shitje biletat për këtë takim.

Biletat për tribunën C1 dhe G3 për tifozët e Vllanisë do të kushtojnë 400 lekë, kurse për tribunën kryesore, biletat do të kushtojnë 1000 lekë.

Dinamo vjen në këtë ndeshje pas 3 humbjeve radhazi dhe ndaj Vllaznisë do të kërkohet me çdo kusht kthesa dhe marrja e 3 pikëve.

Nga ana tjetër, skuadra shkodrane ka marrë dy fitore radhazi dhe kërkon të ruajë këtë ecuri pozitive për të mos humbur terren me Kukësin dhe Tiranën që kryeson kampionatin./newsport/

https://www.facebook.com/fkdinamo.tirana/photos/a.10165529294915416/10165985179910416/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments