HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKërkon të 'blindojë' Kukësin, Gega jep 'OK' për një sulmues dhe një...

Kërkon të ‘blindojë’ Kukësin, Gega jep ‘OK’ për një sulmues dhe një portier

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Tiranën në ndeshjen hapëse të “Abissnet Superiore” me sfidën që u zhvillua në “Kukës Arena”.

Kalendari tashmë verilindorët në javën e dytë i ka vënë përballë Vllaznisë, me takimin që do të luhet në “Loro Boriçi” ditën e diel në orën 19:30.

Kur jemi dhe pak ditë nga mbyllja zyrtare e merkatos, trajneri Skënder Gega po shqyrton të gjitha alternativat e mundshme për të kompletuar skuadrën, teksa duket se ka dhënë “ok” për nënshkrimet me Marvin Brozin dhe Layton Ndukëe. Brozi luan në portë, duke qenë produkt i moshave të Partizanit, teksa ka provuar të luajë edhe në Itali me Este para se të kalonte te Kukësi U-21.

Ndukëe luan në rolin e fantazistit dhe ka dalë nga moshat e Leicester City në Angli. 23 vjeçari me origjinë nga Nigeria ka qenë pjesë e Anglisë U-17, teksa duket se ka bindur trajnerin Gega edhe gjatë fazës përgatitore në Turqi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments