Shqipëria në futboll për femra, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, tashmë është në prag të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese të Kampionatit Botëror “Australi&Zelandë e Re 2023”.

Bëhet fjalë për ndeshjen me Poloninë në 1 shtator në “Elbasan Arena” dhe transfertën me Norvegjinë më 6 shtator. Trajneri i kuqezinjve, Armir Grima, ka shpallur dhe listën me emrat e 22 futbollisteve të ftuara për këto dy ndeshje.

Grumbullimi do të nisë më 24 gusht. Me ekipin do të jenë në stërvitje edhe dy futbollistet, Fortesa Berisha dhe Vesa Paqarizi, të cilat janë në procesin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare dhe stafi teknik ka menduar t’i afrojë që tani lojtaret për t’u ambientuar me grupin. Nderkohe pjese e ketij grumbullimi jane edhe 8 futbolliste te Vllaznise e pikerisht Viona Rexhepi, Sara Maliqi, Arbenita Curraj, Lucije Gjini, Esmeralda Franja, Matilda Gjergji, Gresa Berisha dhe Megi Doçi.

Shqipëria është në grupin e 7 të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Australi&Zelandë e Re 2023”, ndërsa ka 10 pikë pas 8 ndeshjesh duke lënë nga pas Kosovën dhe Armeninë.

Ka fituar 3-1 me Kosovën dhe 5-0 e 4-0 me Armeninë, ndërsa pat barazuar në “Elbasan Arena” po me Kosovën 1-1. Pjesën tjetër të ndeshje e ka humbur, ndërsa grupi kryesohet nga Norvegjia me 22 pikë e ndjekur nga Belgjika dhe Polonia, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Ja dhe lista zyrtare e Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2023, ndërsa shpresohet që vajzat kuqezi të bëjnë një tjetër mbyllje të mirë.