Kampionati i Superliges qe nisi fundjaven e shkuar eshte i 84-ti ne historine e futbollit shqiptar dhe padyshim qe te gjithe presin me ankth se kush do te jete ekipi qe do te triumfoje ne fund. Kuptohet qe gara pritet te jete e forte dhe per me teper jane disa ekipe qe duan te synojne titullin kampion.
Ne fakt, shpeshhere vendos fakti se kampion do te dale ai ekip qe ka bere me shume investime, apo ka lojtaret me cilesore ne rradhet e tij. Ekipi me i vleresuar ne shifra per momentin eshte ai i Partizanit.
Sipas faqes se specializuar transfermarkt, vlera e skuadres se kuqe sot ne treg eshte 5.38 milione euro. Ata kane lene ne vend te dyte kampionen ne fuqi te vendit, Tiranen, vlera e se ciles llogaritet 5 milione euro.
Ne vend te trete eshte Kukesi vlera e te cilit llogaritet te jete 4.70 milione euro, nderkohe qe e katerta eshte e pozicionuar Vllaznia. Vlera e ekipit shkodran per momentin vleresohet 4.45 milione euro.
Keto jane kater ekipet me vleren me te madhe, nderkohe qe lista vazhdon me pas me Egnatian, Laçin, Kastriotin, Teuten, Bylisin dhe ne fund eshte ekipi qe mundi Vllaznine ne javen e pare, Erzeni i Shijakut qe vleresohet 1.08 milione euro. Pra, me pak se 1/4 e vleres se Vllaznise por ne fushe u tregua dominues dhe triumfoi me rezultatin 1-0./SHKODRA-SPORT.COM/