Partizani arriti një fitore të rëndësishme ndaj Teutës në transfertë, duke kaluar momentin e vështirë. Trajneri Oltijon Kërnaja ka reaguar për mediat pas sigurimit të 3 pikëve:
“Djemtë u angazhuan të gjithë, dhanë gjitçka. Prezantuam dëshirë, luftë, agresivitet. Ne edhe pjesë e parë kishim menduar një sistem ndryshe. Kishim rastet tona. Rrok Toma bëri një ndeshje shumë të mirë. Në 45 minuata e para u goditëm në momentin tonë më të mirë. Ne nuk u dorëzuam dhe kapëm linjat anësore.
Ne e kishim menduar në fillim me 4-4-2, me presion të lartë. Ne e dinim tranzicion e Teutës, sidomos në krahun e djathtë. Tranzicioni i tyre pozitiv na e bëri të vështirë. Nuk besoi se ekipi ishte shumë i gjatë.
Ne kemi mbi 10 mungesa, të cilat janë baza e ekipet. Ndoshta ekipi ka qenë i ngarkuar dhe ndryshuam sistem, me qëllim për freskimin e ekipit dhe na dha rezultatin. Synimi ishte të merrnim hapësirat vertikalisht ose të zbrisnin mesfushorët tanë. Kjo skemë na doli e sukesshme në 2-3 raste në pjesë e parë. Ne edhe në ndeshje të tjera e kemi provuar këtë sistem.
Duke parë që Teuta ka lojtarë të shpejtë në linja, menduam për qendrën. Të shënosh dy gola dhe të vish nga Kategoria e Dytë, i falet Contreras. Pavarësisht dëmtimeve, ne u angazhuam dhe morëm rezultatin. Po ashtu u zhbllokuam në finalizimin e rasteve”.







