Dy futbollistët e huaj të mbërritur para katër ditësh në provë tek Vllaznia, kanë rezultuar të pavlefshëm për këtë skuadër. Vendimi ndonëse kishte 2-3 ditë që ishte përgatitur nga stafi teknik, është marrë pasditen e sotme pas ndeshjen miqësore që kuqeblutë zhvilluan ndaj malazezëve të Petnicës. Karlo Kesinoviç dhe Randy Onuoha janë aktivizuar në 45 minutat e pjesës së dytë por nuk kanë arritur të lënë gjurmë.
I pari, kroati i qendrës së mbrojtjes, është paraqitur shumë dobët dhe për rrjedhojë vendimi për largimin e tij ka qenë i padiskutueshëm. Disi më ndryshe qëndrimi për mbrojtësin e majtë, hollandezin Onuoha. Ai ka patur një të majtë shumë të mirë megjithatë në aspektet e tjera nuk ka bindur aq sa duhet dhe për këtë arsye, edhe për të është marrë vendimi për ta larguar. Në këtë mënyrë, aktualisht tek Vllaznia nuk ka asnjë futbollist në provë.
© shkodrasport.com