Viti 2023 e gjen “Abissnet Superiore”-s vetëm 3 ndeshje larg përfundimit të gjysmës së sezonit. 15 javët e zhvilluara deri më tani na kanë dhënë një ide të qartë për garën që do të zhvillohet deri në fund të kampionatit, që këtë herë por dominohet nga derbi Tirana-Partizani.

Përveç garës për titull, dy klubet historike dhe rivale të kryeqytetit kanë edhe një duel tjetër mes tyre, atë të Këpucës së Artë. Këtë herë ky trofe merr tjetër vlerë, pasi i kapërcen kufijtë individual. Xhixha dhe Skuka udhëheqin listën e golashënuesëve më të mirë, me vetëm që gol që qendron mes tyre.

Por trofeu nuk do të shijojë vetëm për dy sulmuesit në fjalë. Xhixha dhe Skuka përfaqësojnë edhe klubet e tyre, Tiranën dhe Partizanin, duke e çuar rivalitet mes klubeve edhe te Këpuca e Artë.

Sigurisht që përpos titullit kampion, ky do të jetë një duel që secili prej dy ekipeve kryeqytetase do të donte ta fitonte për hir të historisë së gjatë të rivalitetit mes tyre.