Denzel Dumfris është rikthyer të jetë katalizatori i krahut të djathtë të Interit dhe holandezi ka gjetur edhe rrugën e rrjetës, duke prishur ekuilibrat e ditës së djeshme ndaj Kaljarit.

Në intervistën pas ndeshjes për “DAZN” Dumfris ka treguar qëllimet e tij dhe të skuadrës, që kalojnë padyshim nga ndeshjet të tilla.

“Jam shumë i kënaqur me golin e shënuar dhe me mënyrën si po zhvendosemi në fushë. Jam shumë i kënaqur që kur humbim topin shkojmë menjëherë të sulmojmë kundërshtarët, ushtrojmë presion lart dhe më pas tërhiqemi sërish. Mendoj se kjo është një nga karakteristikat tona kryesore dhe më të mira”, është shprehur Dumfrisi, që i pyetur mbi trajnerin ka thënë:

“Inzagi bërtiste emrin tim gjatë gjithë kohës? Trajneri është gjithmonë shumë i shqetësuar në pankinë, flet dhe bërtet shumë. Më pëlqen mënyra si na nxit, edhe pse ndonjëherë vërtet bërtet shumë dhe nuk e dëgjoj. Gëzohem kur ndërrojmë fushën… (qesh)”.

Në fund 27-vjeçari foli edhe për objektivin.

“Titulli është synimi ynë i parë për këtë sezon. Vitin e kaluar shkuam në finalen e Champions League, këtë vit duam yllin e dytë dhe për ne triumfi në Itali është shumë i rëndësishëm”, përfundoi numri 2 zikaltër.