Vllaznia U17 ka mundur paraditen e sotme ekipin e Tiranes ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ndeshje kjo qe eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Kuqeblute kane fituar me rezultatin 2-0 dhe jane ngjitur ne kuoten e 30 pikeve duke i marre ne kete menyre edhe vendin e trete bardhebluve te cilet kane mbetur ne kuoten e. 28 pikeve dhe jane te katertit nje jave para fundit te fazes se trete te kampionatit.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi per ekipin shkodran ka qene sulmuesi Kevin Dodaj. Ai si dhe ne shume ndeshje te tjera, “ka marre per dore” skuadren duke e çuar drejt suksesit te rradhes.

Dodaj e ka shenuar golin e pare ne minuten e 40-te dhe pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 1-0 per Vllaznia U17. Ajo e ka administruar si duhet ete avantazh dhe 5 minuta para fundit te ndeshjes ka shenuar edhe golin e dyte serish me te njejtin autor.

Perfundimisht 2-0 per ekipin shkodran qe e siguruar tashme play-off-in ndonese ka edhe nje ndeshje te fundit per te luajtur dhe ku do te synoje te mbaje vendin e trete te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/