Kur përmend emrin “Juventus” sigurisht që të krijohet vetëvetiu një respekt për historinë e këtij klubi, shumë të njohur në Itali dhe jo vetëm. Futbollistët që luajnë për të, padyshim janë të përzgjedhur dhe ndërkohë edhe Akademia e këtij klubi zgjedh më të mirët në rradhët e saj.
Por ndërkohë ndoshta pakkush e di që pjesë e saj prej katër vitesh është edhe një futbollist shqiptar me shumë të ardhme. Ai është shumë i vogël, vetëm 11 vjeç megjithatë për të po flasin mirë çdo ditë të gjithë.
Quhet Kevin Gjoka, është i datëlindjes 23 prill 2008. Ka lindur në Itali por babai i tij është nga Zadrima dhe nëna nga Shkodra. E ka nisur futbollin shumë herët, që 5 vjeç duke u angazhuar me ekipin e Saluzzo-s ku dhe banon me familjen e tij.
Pas një viti me këtë ekipi, kalon tek Cuneo por gjatë vitit që luan për të, Juventus dërgon tre kërkesa për të marrë Kevin por drejtuesit e Cuneo nuk e lejojnë. Atëherë Juventus kontaktoi direkt me prindërit e këtij futbollisti dhe në vitin 2015 kalon tek klubi i njohur torinez.
Luan rregullisht në formacion në të gjitha ndeshjet, drejtuesit dhe trajnerët e vlerësojnë dhe gjatë këtyre katër viteve që është pjeë e Juventus ka fituar shumë trofe si në aspektin personal ashtu edhe si ekip, trofe këto të zhvilluar brenda dhe jashtë Italisë.
Gjatë këtyre viteve ka qenë edhe Torino që e ka kërkuar por vetë Kevin dhe prindërit e tij duan që të vazhdojnë tek Juventus. Luan si sulmues dhe shënon shumë gola. Edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit zhvilluar dy ditë më parë, ai është shfaqur si protagonsit duke shënuar dy golat e fitores në ndeshjen ndaj Vanchiglia të mbyllur në shifrat 4-2 për Juventus. Loja dhe golat e Kevin Gjokës kanë marrë edhe vëmendjen e shtypit italian që pasqyron kampionatet e moshave të vendit fqinj.
Gjergj KOLA