Rifinancimi i 358 milionë euro duke nisur nga nesër kthehet në fondin Elliot më 31 tetor 2018. Depozita me masë paraprake prej 165 milionë euro është e barbartë me humbjen e vlerësuar për tre vitet e ardhshme. Marrëveshja vullnetare mes UEFA-s dhe Milanit duhet të ishte nënshkruar. Kështu, kuqezinjtë rebelohen kundër kushteve të papranueshme: rifinancimi prej 350 milionë deri më 8 dhjetor dhe depozita e sigurisë prej 165 milionë eurosh, ky është një kusht që nuk mund të përmbushet brenda një afati të shkurtër, që çon Milanin drejt një humbieje të konsiderueshme monetare.

Deri më sot, klubi kuqezi duhet të dërgojë dokumentacionin në Nion të Zvicrës pranë zyrave të “Club Financial Control Body” përpara vendimit zyrtar. Por, shpresat mund të jenë të pavlefshme.Takimi i planifikuar në Nyon do të jetë delikat, më shumë se ai ndaj Rijekas. Për këtë, Marco Fassone është përfshirë edhe në mbledhjen e Ligës, ndaj nuk u nis në Kroaci. Përgjigja zyrtare nga UEFA është në pritje dhe mund të vijë deri në fundin e javës së ardhshme, natyrisht para Krishtlindjeve, por finalja e historisë do të jetë e shkruar.