Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKevin Zefi stërvitet me Vllazninë, zyrtarizimi do vijë pas ardhjes së dokumentacionit

Kevin Zefi stërvitet me Vllazninë, zyrtarizimi do vijë pas ardhjes së dokumentacionit

Ka më shumë se një muaj që Kevin Zefi, futbollisti shkodran i lindur dhe i rritur në Irlandë është pjesë e seancave stërvitore të Vllaznisë.

Futbollisti 20-vjeçar prej disa kohësh është nën urdhrat e trajnerit Martini, e po ashtu duke zhvilluar stërvitjet normalisht me pjesën tjetër të grupit kuqeblu. Pavarësisht se për zyrtarizimin e tij në radhët e 9 herë kampionëve të vendit ende s’ka asgjë konkrete, kjo si pasojë e dokumentacionit që ende mungon nga ana e dy skuadrave italiane. Me drejtuesit dhe stafin e Vllaznisë që po punon në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë për ish-lojtarin edhe të kombëtares U-21 të Irlandës.

Momentalisht si pengesë duket se është çmimi që duhet të paguajnë 9 herë kampionët e vendit për vitet e formimit të Zefit në dy ndër akademitë më prestigjioze të futbollit në Itali, siç janë ajo e Romes dhe Interit. Megjithatë shpresat janë të mëdha në kampin kuqeblu që një marrëveshje që do kënaqë të gjitha palët do arrihet shumë shpejt.

Vetë sulmuesi, i cili mund të aktivizohet edhe si mesfushor i avancuar është shprehur i gatshëm për të luajtur në Superiore me Vllazninë. Dhe duket se dëshira e tij shkon paralelisht edhe me pretendimet e stafit teknik rreth cilësive të Zefit. Ku te Vllaznia duken shumë të kënaqur me atë çfarë ka treguar Zefi gjatë kësaj periudhe në proceset stërvitore.

E ai shikohet si një futbollist shumë i vlefshëm për vijueshmërinë e edicionit të shkodranëve, të cilët me siguri do mbyllin gjithçka me zyrtarizimin e këtij afrimi para përfundimit të vitit kalendarik 2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments