Qëllimi i çdo Akademie në Shkodër dhe jo vetëm është që të nxjerrin lojtarë cilësorë, të cilët ecin përpara dhe bëjnë karrierë. Një gjë e tillë po ndodh edhe me KF Bashkimi i cili ka vetëm pak vite që është krijuar, por puna e mirë që po bën drejtuesi i tij Ervin Alushi ka bërë që sot plot 7 lojtarë të këtij ekipi të jenë pjesë e rëndësishme e Akademisë Vllaznia.
Me një gjë të tillë po krenohen tek KF Bashkimi dhe si rrjedhojë e kanë bërë këtë përmes publikimit të një statusi në rrjetet sociale ku shkruajnë:
“7 lojtarë që kemi pasë në ekipin tonë sot vazhdojnë tek Akademia Vllaznia si lojtarë kryesorë të formacionit! Kjo falë nisjes së bashkëpunimit midis drejtuesve të dy ekipeve që lojtarët e mirë të ekipit tone t’ia japim KF Vllaznisë duke ndihmuar lojtarët të mos të ken detyrime dhe të rriten një shkall më lart.
Bëhet fjalë për lojtarët e ekipit U16 Eris Fangaj, Seldi Fangaj dhe Emsed Fangaj, të ekipit U15 Petar Iric dhe Ensar Ademi si dhe ato të ekipit U14 Enis Repaj dhe Ormir Plangaj.
Për ekipin tonë është sukses dhe urojmë t’u eci sa më mirë të gjithë lojtarëve dhe bashkëpunimi jonë me KF Vllaznia të vazhdojë edhe në të ardhmen duke zhvilluar këtë bashkëpunim duke ndihmuar fëmijët, klubin tonë dhe ato për përzgjedhjen e talenteve tek 120 femijet e ekipit tonë”.


