KF Murlani e ka marre shume seriozisht fazen e dyte te kampionatit dhe padyshim qe synon te jete ne mes ekipeve pretendente per t’u ngjitur ne kategorine e pare. Dhe per ta bere kete gje, kuptohet qe i duhet te fitoje shume prej ndeshjeve te mbetura te kampionatit.

E per ta bere kete gje natyrisht qe duhen edhe sulmues cilesor ne rradhet e tij. Perpos Kaçubeles, Djepaxhise apo ndonje tjetri qe ka qene pjese e skuadres ne gjysmen e pare te sezonit, se fundi me kete ekip eshte bashkuar edhe nje sulmues brazilian, Ozeika.

Perpos tij, se fundi ne dispozicion te trajnerit Xhahysa do te jete edhe nje sulmues shkodran. Behet fjale per 22 vjeçarin Albert Mila. Ky futbollist ne pjesen e pare te kampionatit ka qene pjese e Veleçikut ndersa tani ka vendosur te luaje per Murlanin.

Mila eshte rritur tek Akademia AAS e me pas tek Vllaznia, per te vijuar aktivizimin me ekipin e Terbunit e se fundi me Veleçikun e Koplikut, por tashme eshte bere pjese e Murlanit ku premton te beje me te miren per te.

Kuptohet qe edhe tek skuadra e tij e re nuk do ta kete te lehte te fitoje nje vend titullari, megjithate Mila eshte i pergatitur te stervitet fort dhe te fitoje besimin e trajnerit./SHKODRA-SPORT.COM/